Zbardhet rasti i djegies së veturës në Prishtinë, policia vë në pranga një 37-vjeçar
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zbardhet rasti i djegies së veturës në Prishtinë, policia vë në pranga një 37-vjeçar
digjet
04/06/2026 - 13:36
Linku u kopjua

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast zjarrvënieje që kishte ndodhur në kryeqytet, ku ishte djegur një automjet dhe ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit të policisë, hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë kanë arrestuar personin e dyshuar për veprën penale të shtytjes në zjarrvënie.

Rasti kishte ndodhur më 16 nëntor 2025 në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku një automjet ishte përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Si rezultat i veprimeve hetimore, sot është arrestuar i dyshuari i dytë në këtë rast, B.H., 37 vjeç, i cili u ndalua nga autoritetet në pikën kufitare në Jarinjë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026