Nicolò Zaniolo iu bashkua Aston Villas në fundjavë nga Galatasaray, por agjenti i tij ka zbuluar se kishte pasur bisedime me Milanin përpara një ndryshimi të papritur të planeve.
Ish- ylli i Romës bëri kalimin në Turqi në shkurt pas një prishjeje të plotë në marrëdhëniet e tij me klubin dhe trajnerin Jose Mourinho.“Kur erdhi kjo mundësi me Aston Villan, ne punuam me Galatasarayn. Ishte e vështirë për t'i bindur ata, por është ëndrra e çdo lojtari të shkojë në Premier Ligë”, tha agjenti Claudio Vigorelli për Radio Sportiva.
“Kjo ishte një mundësi e madhe. Falënderoj Galatasaray-n që ndihmoi të kalonte një transferim i ndërlikuar.”
“Ishte vetëm me Paolo Maldinin dhe Milanin që pati disa bisedime. Gjërat po shkonin drejt një përfundimi pozitiv, por më pas gjithçka ndryshoi për drejtuesit e tyre dhe nuk u rikuperua më pas kësaj. Nicolò gjithashtu do të kishte qenë i lumtur të qëndronte në Turqi, pasi ai po mendonte për Ligën e Kampionëve, por më pas erdhi Aston Villa”.
Maldini ishte drejtori përgjegjës për transferimet e Milanit derisa u shkarkua papritmas së bashku me Ricky Massara më 5 qershor.