Ndaj këtij simboli ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu. “Rusia dhe Serbia janë "nëna dhe bija". Simbolet e agresionit rus ne Ukrainë, me simbole shtesë edhe për Kosovën. Në veri, ka prezencë ruse këto ditë. Ajo po shtohet në përditë. Edhe të armatosur, struktura paramilitare. Të kontrolluara nga kreu i Serbisë, krimineli Vuçiq. Aleati më i madh i Putinit dhe seherbazi qe e ka vënë një pjesë të Evropës në gjumë. Evropa shpesh ka qenë e tillë. Megjithatë, gjumin ua kemi prish shpesh”, ka shkruar ai.
Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që nag koha e barrikadimit të serbëve.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se ka njerëz të armatosur. Në anën tjetër, për ditën e nesërme, grupe të esktremit të djathtë serb, të lidhur ngusthë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kanë deklaruar se do të vijnë në Jarinje për ta “çliruar” Jarinjën.