“Young Cell Scheme” shënon 20-vjetorin, qindra të rinj kanë përfituar nga bursat
Lexohet për: 2 min.
“Young Cell Scheme” shënon 20-vjetorin, qindra të rinj kanë përfituar nga bursat
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Programi i Bashkimit Evropian për bursa pasuniversitare për Kosovën "Young Cell Scheme" ka shënuar 20-vjetorin, ku u tha se gjatë këtyre vjetëve është luajtur rol i rëndësishëm në reformën e administratës publike në vend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka thënë se programi i BE-së për bursa ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e proceseve brenda administratës publike dhe zhvillimin e sektorëve e profesioneve të ndryshme, teksa ftoi të rinjtë që të shfrytëzojnë mundësinë për 40 bursa.

"Skema ka luajtur një rol me rëndësi në avancimin e proceseve kyçe brenda administratës publike. Përmes kontributit të bursistëve janë arritur përparime të dukshme për shembull në koordinimin e procesit të integrimit evropian, përfshirë hartimin dhe zbatimin e agjendës së reformave dhe procesit të stabilizim-asociimit, liberalizimin e vizave si dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Bislimi.

Zëvendës-shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova tha se programi i bursave u ofron  mundësinë të rinjve që të kontribuojnë në reforma.

“Gjatë viteve të kaluara skema “Young Cell” është rritur nga një bursë në studime evropiane në një program më të specializuar që zhvillon sektorë e profesione të ndryshme dhe sektorët që i nevojiten Kosovës. Si BE jemi të gatshëm që të mbështesim Kosovën edhe me asistencë të përgjithshme”, u shpreh ajo.

Edhe Kyriakos Yakinthos, zëvendës rektor në Universitetin e Aristotelit të Selanikut theksoi rëndësinë e ndarjes së bursave për studentët.

Programi "Young Cell Scheme” ofron bursa për studime në universitetet më të mira në BE. Bazuar në praktikat më të mira evropiane, pas kthimit të studentëve në Kosovë, ata kontribuojnë në reformën e administratës publike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025