“Young Cell Scheme” feston 20 vjet ndikim me një ngjarje të veçantë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
465162355_1489301912520838_7929137913172815736_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Programi i BE-së i bursave pasuniversitare për Kosovën "Young Cell Scheme" ka shënuar sonte 20-vjetorin e themelimit, me ç’rast u tha se gjatë këtyre dy dekadave është luajtur rol i rëndësishëm në reformën e administratës publike në vend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka ftuar të rinjtë që të shfrytëzojnë mundësinë për 40 bursa, teksa shtoi se deri më tani ky program ka mbështetur mbi 450 të rinj e të reja.

"Ky program është në linjë me prioritetet e qeverisë. Ne kemi rritur mbështetjen financiare në ngritjen e kapaciteteve të administratës publike. Edhe ata të cilët pas periudhës në administratë kanë vendosur ta vazhdojnë karrierën në sektorin privat, vazhdojnë të ndikojnë në kapacitete", tha ai.

Edhe zëvendës-shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova tha se skema "Young Cell" u ofron mundësinë të rinjve që të kontribuojnë në reforma kryesore.

E nisur në vitin 2004, YCS bashkëfinancohet nga BE dhe Qeveria e Kosovës, dhe aktualisht zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristotele të Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, Francë.

Programi ofron bursa për studime pasuniversitare në universitetet më të mira në BE për të rinjtë kosovarë. Pas kthimit të tyre, bursistët i bashkohen shërbimit civil dhe kontribuojnë në reformën e administratës publike të Kosovës duke u bazuar në praktikat më të mira evropiane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024