Ylli merr avantazhin kundër Pejës në serinë e gjysmëfinaleve të “Play-off”
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar me fitore të mysafirëve ndeshja mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Yllit, ku ky i fundit e merr epërsinë në serinë e gjysmëfinaleve të “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli avancon 1:0 në serinë e gjysmëfinaleve të “Play-offit” kundër Pejës, pasi që e mposhti kampionen e Kosovës me shifrat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30), raporton KosovaPress.

Më i miri i ndeshjes te Ylli ishte Alonzo Verge me 32 pikë, pesë kërcime e katër asistime, kurse te Peja më të dalluarit ishin Justin Davis me 22 pikë e 12 kërcime e një asistim dhe Jimmy Hall me 22 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Skuadra e cila shënon tri fitore në serinë e gjysmëfinaleve vazhdon tutje.

Rezultati final, 87:84 në favor të Yllit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024