Ylli i Kroacisë lëndohet në prag të sfidës me Shqipërinë
Lexohet për: 2 min.
14-Bjelllorusia Kroacia
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Nikola Vlashić është tërhequr nga kombëtarja e Kroacisë për shkak të një dëmtimi muskulor dhe do të humbasë pjesën tjetër të EURO 2024. Mesfushori sulmues i Torinos do të humbasë pjesën tjetër të EURO 2024 për shkak të një dëmtimi muskulor, njoftoi kombëtarja e tij e Kroacisë me një deklaratë zyrtare të martën në mëngjes.

Kroacia është në të njëjtin grup me Italinë dhe humbi ndeshjen hapëse në turne kundër Spanjës javën e kaluar, përcjellë KosovaPress.

“Vlasic do të largohet nga kampi bazë i ekipit kombëtar dhe do të humbasë pjesën tjetër të EURO 2024 për shkak të një dëmtimi muskulor”, thuhet ë njoftim.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që ky dëmtim i ri do të më pengojë të ndihmoj ekipin”, tha ylli i Torinos. “Kam bërë gjithçka që është e mundur për të qenë gati dhe do të doja të falënderoja trajnerin dhe stafin e trajnerëve për mundësinë. Unë besoj në këtë ekip dhe jam i sigurt se ata do të kenë sukses – unë do të jem tifozi i tyre më i madh!”

Kroacia përballet me Shqipërinë të mërkurën me fill nga ora 15:00 në një sfidë shumë të rëndësishme për të dy skuadrat pasi që të dyja kanë pësuar disfatë ne ndeshjet e tyre të para.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025