Ylli i Interit dërgohet me ambulancë në spital, frikë te kampioni italian
Lexohet për: 2 min.
28-Inter brengosja
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Interi është tejet i brengosur pasi raportohet se kanadezi Tajon Buchanan u mor me ambulancë pas një lëndimi të rëndë në stërvitje.

25-vjeçari aktualisht po merr pjesë në Kupën e Amerikës me vendin e tij dhe pritej të niste ndeshjen e radhës, raporton KosovaPress.

Në vend të kësaj, ai mund të jetë jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme, pasi gjatë stërvitjeve në terren sot ai pësoi një lëndim të rëndë në pjesën e poshtme të këmbës pas një ndërhyrje.

Ishte aq e keqe sa ai duhej të hiqej me barelë dhe ta çonin me ambulancë në një spital lokal në Dallas për një skanim MRI.

Sipas “TSN Sports”, gjendja shpirtërore në kampin e Kanadasë ishte 'e zymtë' pas ndërhyrjes shkatërruese.

Mbrojtësi kanadez Alistair Johnston madje i tha “TSN” se lëndimi mund të "dëgjohej" sapo të ndodhte, gjë që mund të sugjeronte një frakturë.

Buchanan iu bashkua Interit vetëm në janar nga Club Brugge me një kosto prej shtatë milionë eurosh dhe bëri histori si kanadezi i parë që shënon në Serie A.

Nëse mbrojtësi i djathtë është jashtë për një kohë të gjatë, atëherë Interit mund t'i duhet të kërkojë një zëvendësim në tregun e transferimeve, gjë që nuk ishte pjesë e buxhetit apo strategjisë së tyre.

Ai u soll efektivisht për të zëvendësuar Juan Cuadradon, i cili tani është larguar si lojtar i lirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024