Ylli i Chelseat këput ligamentet ende pa filluar sezoni
Lexohet për: 1 min.
4-Ylli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, i është nënshtruar një operacioni në ligamentin e kryqëzuar të përparmë, i cili pritet ta lë atë jashtë fushave për disa muaj.

22 vjeçari nuk udhëtoi me skuadrën e Chelseat në një turne parasezonal në Amerikë për të pasur vlerësime mjekësore të specializuara, raporton KosovaPress.

Chelsea më pas e konfirmoi që testet në gjurin e Fofanas treguan se mbrojtësit fatkeqësisht i nevojitet një operim.

Mbrojtësi francez i është bashkuar Chelseat nga skuadra e Leicesterit për 81 milionë euro verën e kaluar.

“Wesley tani do të fillojë rikuperimin e tij dhe do të punojë me departamentin mjekësor të klubit në Cobham gjatë fazës së tij të rehabilitimit”, shkruante në deklaratën e Chelseat.

Është një tjetër lëndim ky për Fofanën, i cili e theu këmbën teksa ishte në Leicester në gusht të vitit 2021.

Më pas ai mungoi për më shumë se katër muaj sezonin e kaluar me një lëndim të gjurit të marrë në ndeshjen kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025