Xavi Hernandez ka përfshirë me sukses këtë sezon talent të shumtë në skuadrën e tij të Barcelonës, dhe ka bërë një grup lojtarësh të balancuar me moshë të re dhe eksperiencë.
Që nga starti i këtij sezoni, Fermin Lopez ka impresionuar të gjithë me aftësitë e tij në qendër të mesfushës. Së bashku me Lamine Yamal, ai është një nga lojtarët që kanë bërë hapin e madh nga akademia në skuadrën e parë, raporton KosovaPress.
Fermin ka luajtur në dy “El Clasico” nën urdhrat e Xavit, një në ndeshjet parasezonale në Amerikë dhe një në La Liga.
Ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe asistoi në ndeshjen në SHBA, gjë që ndihmoi skuadrën e tij të fitonte. Ai ishte përsëri mbresëlënës në ndeshjen e ligës kundër Real Madridit, por nuk ishte në gjendje të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja pasi dy golat e Bellingham vendosën gjithçka në atë ndeshje.
Fermin po firmoste autografe për fansat në një event kur iu bë kjo pyetje. Mesfushori vazhdoi duke shpjeguar zgjedhjen e tij për këtë kundërshtar më të vështirë: “Ai është shumë i fortë, e kam pasur shumë të vështirë kur luaja kundër tij”.