Ylli i Anglisë e ngrit në qiell Xhakën pas ndeshjes: Ai është i mrekullueshëm
Lexohet për: 1 min.
24-Ylli i Arsenalit
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Anglisë dhe Arsenalit, Bukayo Saka ka folur pas fitores së kombëtares së tij ndaj Zvicrës në Euro 2024.

Anglia e eliminoi Zvicrën në çerekfinale të Euro 2024 me ndihmën e penalltive, ndërsa lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh Bukayo Saka, raporton KosovaPress.

Pas ndeshjes, Saka tregoi admirimin që e ka për ish-shokun e tij te Arsenali, Granit Xhakën.

“Graniti ka fituar mjaft trofe këtë sezon! Unë mendoj se ai është një lojtar i mrekullueshëm, një person i mrekullueshëm - përulësia që tregoi pas ndeshjes për të ardhur dhe për të na shtrënguar duart thotë gjithçka. Unë kam plot respekt dhe admirim për të dhe Zvicrën – ata me të vërtetë na e bënë më të vështirë sonte”, tha Saka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024