Ylli eliminon Prizrenin, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
22-Ylli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe çerekfinalja e fundit e Kupës së Kosovës në basketboll, ku fitorja i takon kampionit kosovar, KB Yllit.

Ylli e eliminoi Ponte Prizrenin duke e mposhtur me rezultat bindës 93:78 (28:18, 23:18, 22:22, 20:20), raporton KosovaPress.

Kampioni kosovar e ruajti epërsinë solide deri në fund të ndeshjes dhe nuk lejoi fitoren të rrezikohej, kështu dhe kompleton katërshen gjysmëfinale të kësaj gare.

Te Ylli u dalluan Chris Harris me 17 pikë e 14 kërcime dhe Rashun Davis me 25 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Adam Grant me 23 pikë dhe Wayne Arnold me 26 pikë.

Në gjysmëfinale, Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën, ndeshje kjo që do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.

Rezultati final i ndeshjes, 93:78 në favor të Yllit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024