Yll Limanit i ndahet mirënjohje nga Kryeqyteti
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Yll Limanit i ndahet mirënjohje nga Kryeqyteti
yll limani dhe perparim rama 220726
24/07/2026 - 08:02
Linku u kopjua

Këngëtarit të njohur Yll Limani, do t’i ndahet sot një mirënjohje nga kryeqyteti për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare dhe ndikimin e tij në frymëzimin e brezave të rinj përmes artit.

Atë do t’ia dorëzojë, vet kryetari i Prishtinës në një ceremony që do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Pas ceremonisë, në orën 11:30, në Sallën e Konferencave do të mbahet një konferencë për media, ku pritet të prezantohen detaje lidhur me koncertin.

Në fillim të kësaj jave, këngëtari dhuroi disa instrumente për shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, për ccka u falënderuar nga kryetari Rama, i cili e shoqëroi në këtë aktivitet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026