Yamanaca: Japonia do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
298010730_373336451636843_6657972581680186254_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka pritur sot në takim Keisuke Yamanaca, i ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë, me të cilin ka biseduar mbi  vazhdimin e bashkëpunimit në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Latifi me këtë rast falënderoi diplomatin japonez për ndihmën e shtetit të Japonisë sidomos gjatë pandemisë përmes pajisjeve, aparaturave të nevojshme dhe barnave antiCOVID-19 për QKUK-në dhe spitalet rajonale.

Në takim u bisedua edhe vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të tjera për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, fuqizimin e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit shëndetësor.

Ndërkaq, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaca, shprehu gatishmërinë e vendi të tij për ta mbështetur Kosovën edhe më tutje në zhvillimin e sistemit shëndetësor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025