New York Knicks po shkatërron çdo rekord në NBA, drejt finales
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
New York Knicks po shkatërron çdo rekord në NBA, drejt finales
Tifozët e New York Knicks po përjetojnë një magji të vërtetë në Playoff-in e NBA-së 2026. Pasi eliminuan Cleveland Cavaliers me një "sweep" të pastër (4-0) dhe siguruan titullin e Konferencës së Lindjes, komentuesit e ESPN-it nuk pritën as fishkëllimën e fundit — që në pjesën e parë filluan të këndonin "New York, New York".
Sipas një analize nga CT Insider, ky rrugëtim i Knicks nuk është thjesht mbresëlënës, por krejtësisht i paprecedentë në historinë e basketbollit.
Statistikat e Knicks:
- +271 pikë diferencë: Përgjatë këtij Playoff-i, Knicks i kanë shënuar rivalëve plot 271 pikë më shumë sesa kanë pësuar.
- Më mirë se Golden State i 2017-ës: Rekordi i mëparshëm për diferencën më të madhe të pikëve në tërë fazën e Playoff-it mbahej nga Warriors e vitit 2017 (+230 pikë). Knicks e thyen këtë rekord për vetëm tri raunde lojë!
- Seria më dominuese në histori: Kjo është seria prej 11 fitoreve radhazi më dominuese në historinë e NBA-së, duke lënë pas Boston Celtics të vitit 2024 (+243 pikë diferencë).
- Shpërthimi ndaj Hawks: Gjatë kësaj serie, Knicks regjistruan edhe një fitore poshtëruese me 51 pikë diferencë kundër Atlantës.
Tani, New York është në finalen e madhe dhe pret fituesin mes OKC dhe San Antonio Spurs. Me këtë formë prej "Terminatori", qershori i vitit 2026 duket i shkruar për t'u takuar me unazat e kampionit
KosovaPress