Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë për 30% më shumë të kyçur në institucione se vitet e kaluara
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua
Probleme të shumta i kanë përcjell shqiptarët e Malit të Zi viteve të kaluara por si duket tanimë gjendja ka ndryshuar atje, pasi kanë arritur të jenë pjesë përbërëse e shtetit malazez.
Sipas drejtorit të përgjithshëm në ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Arben Xhureta, shqiptarët kanë bërë hapa të mëdhenj në krahasim me vitet e kaluara dhe se qëndrojnë mjaft mirë në aspektin institucional.
Ndërsa sa i përket shkollimit atje dhe mundësisë së punësimit, Xhureta ka thënë se Kosova vazhdon të jetë trampolinë për të rinjtë shqiptarë. Ai ka theksuar se formësimin e tij si jurist e ka bërë Kosovë.
Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë 5% të popullsisë dhe zonat me më shumë banorë me prejardhje shqiptare janë nga Ulqini, Plavë dhe Gusi, Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë./F.Pelaj/