Xhiroja e 21 e Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet gjatë tri ditëve në vazhdim, respektivisht të enjten, premten dhe të shtunën.
Njëkohësisht, kjo do të jetë xhiroja e fundit para garave të Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll. Turneu i Kupës zhvillohet në Gjakovë nga data 13 deri më 17 shkurt, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, ditën e premte do të zhvillohen dy ndeshje, ku lideri i tabelës, Trepça përballet me Golden Eagle Yllin nga ora 19:00, kurse në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Proton Cable Prizrenit dhe Istogut.
Ndërkaq, xhiron e 21 do ta përmbyll dueli mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet të shtunën e 10 shkurtit me fillim nga ora 17:00.
19:00 Peja - Bashkimi
E premte
19:00 Proton Cable Prizreni - Istogu
E shtunë