Një xhaketë ikonë lëkure bardhë e zi e veshur nga Michael Jackson në një reklamë të Pepsit të viteve 1980 është shitur për 250.000 funte në ankand.
Është një nga më shumë se 200 artikujt e ndryshëm të njerëzve të famshëm që ofrohen nga Propstore, një nga kompanitë lider në botë për shitjen e relikteve, kostumeve dhe rekuizitave të njerëzve të famshëm nga biznesi i shfaqjes.
Jackson u shfaq me një xhaketë bardh e zi në vitin 1984 në një nga të parat e një serie reklamash të Pepsit.
Ato reklama sot më së shumti mbahen mend për faktin se gjatë një prej xhirimeve Jackson-it i morën flakë flokët dhe ai mori djegie pas një problemi me mjetet piroteknike, por në atë incident ai kishte veshur një xhaketë tjetër.
Një kapëse flokësh e veshur nga këngëtarja e ndjerë britanike Amy Winehouse në videoklipin e vitit 2007 “You Know I'm No Good” u shit për 18.750 funte, pak më shumë se fundi i vlerësimit.
Mark Hochman, drejtori i muzikës dhe posterave të Propstore, tha përpara ankandit se shumë nga artikujt po ofroheshin në ankand publik për herë të parë.
Xhaketa ikonë e Michael Jackson do të dalë në ankand në nëntor - KosovaPress
Rinisin paditë kundër dy kompanive të Michael Jackson - KosovaPress