Xhaka: Nuk e meritonim të humbnim kështu
Lexohet për: 1 min.
26-Xhaka
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori shqiptar dhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për mediat pas eliminimit të kombëtares së tij nga Euro 2024.

Zvicra u eliminua sonte në çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024 nga Anglia në penallti, raporton KosovaPress.

Xhaka pas ndeshjes tha se Zvicra nuk e meritonte eliminimin në këtë mënyrë, por që “Helvetikët” duhet të jenë krenarë me veten e tyre.

“Ndjenja fillestare është trishtim dhe zhgënjim, sepse nuk e meritonim të humbnim kështu. Nga ana tjetër, ne mund të jemi krenarë për veten tonë. Nga ndeshja e parë e deri më sot, ne vazhduam të përmirësoheshim dhe treguam karakter të madh, shpirt të madh ekipor dhe gjithmonë i thoshim vetes 'të na mundin, do të duhet shumë'", tha Xhaka.

Xhaka foli edhe për mbështetjen që Zvicra ka marrë nga tifozët e saj në EURO 2024.

“E pamë mbështetjen në stadium, e pamë mbështetjen në rrjetet sociale dhe në Zvicër. Për ne ishte shumë e rëndësishme t'u kthenim diçka. Unë mendoj se ne u kthyem atyre shumë më tepër sesa pritej”, tha më tej Xhaka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025