Xhaka me Zvicrën e shkatërrojnë Bjellorusinë në Serbi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe ndeshja mes Bjellorusisë dhe Kombëtares së Zvicrës, ku kjo e fundit arkëtoi pikët e plota nga kjo përballje.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kara?or?e” të Novi Sadit, Zvicra e ka shkatërruar Bjellorusinë duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0, raporton KosovaPress.

Mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka ishte protagonist sot me një gol (minuta e 62’), kurse Renato Steffen me hat-trick (minuta e 4’, 17’ dhe 29’), dhe Mohamed Amdouni (minuta e 65’) vulosën fitoren 5:0 të Zvicrës.

Me pikët e reja, Zvicra ngjitet në krye të Grupit I në kuotën e tre pikëve, dy më shumë se Kosova në vendin e dytë dhe Izraeli në të tretin.

Në anën tjetër, Bjellorusia pozicionohet tani e fundit në grup me asnjë pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 5:0 në favor të Zvicrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024