Xhaka, i pesti në ranglistën e mesfushorëve më të mirë në mbajtjen e topit nën presion të lartë
Lexohet për: 1 min.
7-Xhaka
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e statistikave, CIES Football Observatory ka përpiluar listën me 100 mesfushorët më të mirë në mbajtjen e topit nën presion të lartë përgjatë 28 ligave të futbollit në tërë botën.

Përqindja më e madhe e mbajtjes së topit nën presion u regjistrua nga një lojtar që për pjesën dërrmuese nuk është i njohur. Darlington Nagbe (93.4%) i Columbus Crew, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, pas tij gjenden katër mesfushorë, të cilët i njohim shumë mirë, e ndër ta edhe ylli me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Rodri Hernandez i Manchester Cityt renditet në vendin e dytë me 92.1% të suksesit në mbajtjen e topit nën presion të lartë, Frenkie de Jong i Barcelonës i treti me 91.8%, kurse i katërti renditet Toni Kroos i Real Madridit e gjithashtu 91.8% sukses.

Ndërkaq, pozitën e pestë e mban Granit Xhaka i Bayer Leverkusenit me 91.6% sukses në mbajtjen e topit nën presion të lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025