Xhaka dhe Bayer Leverkuseni shkruajnë historinë, mbyllin sezonin të pamposhtur në Bundesliga
Bayer Leverkuseni u bë skuadra e parë në historinë e Bundesligas që përfundoi një sezon të pamposhtur pasi mposhti Augsburgun sot në xhiron e fundit të kampionatit, duke e çuar rekordin e tyre të gjitha kohërave si të pamposhtur në 51 ndeshje në të gjitha garat.
Leverkuseni e mposhti sot Augsburgun me rezultat 2:1. Golat për skuadrën e Xabi Alonsos i shënuan Victor Boniface dhe Robert Andrich, raporton KosovaPress.
Pas fitores së sotme, Leverkuseni e mbyll këtë sezon të Bundesligas në vendin e parë në kuotën e 90 pikëve, krahas Augsburgut që renditet në vendin e 11 me 39 pikë.
Po ashtu, sot u luajtën edhe tetë ndeshje të tjera krahas Leverkusen-Augsburg, dhe rezultatet e tyre i gjeni më poshtë.
Bayer Leverkusen 2:1 Augsburg
Borussia Dortmund 4:0 Darmstadt
Eintracht Frankfurt 2:2 RB Leipzig
Heidenheim 4:1 Koln
Hoffenheim 4:2 Bayern Munich
Stuttgart 4:0 Borussia Monchengladbach
Union Berlin 2:1 Freiburg
Werder Bremen 4:1 Bochum
Wolfsburg 1:3 Mainz