Xhaferi: Qeveria që udhëheq mbetet e përkushtuar në zbatimin e agjendës Evropiane
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në takimin e liderëve për Planin për rritje ka përmendur se përkundër që vendi i tij ishte në periudhë zgjedhore, kanë punuar në mënyrë intensive në finalizimin e Agjendës reformuese 2024-2027.
Xhaferi shtoi se drafti i fundit i Agjendës reformuese, i miratuar nga Qeveria, është ndarë me Komisionin Evropian në fillim të muajit maj.
Xhaferi ka mirëpritur fitimin e rregullores për mekanizmin e reformës dhe rritjes, e cila sipas tij siguron burime financiare shtesë për të mbështetur reformat.
Xhaferi poashtu tha se pret që të zbatohen udhëzimet e fundit, të cilat kanë të bëjnë me qasjen e përshpejtuar ndaj tregut të përbashkët të jashtëm dhe zbatimin e agjendës së reformave.
Xhaferi shtoi se duhet të zhbllokohet puna e CEFTA/s dhe se Maqedonia e Veriut ta ketë përfaqësuesin e saj në nivelin më të lartë.