Xavi e pranon se duhet zëvendësim për Busquets, për Alban jo
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tanimë është e konfirmuar që Jordi Alba do të largohet pas fundit të këtij sezoni nga skuadra e Barcelonës.

Alba do të largohet si lojtarë i lirë nga Barcelona, pasi që ka vendosur të mos e rinovojë kontratën në “Camp Nou”, raporton KosovaPress.

Tani, thuhet se trajneri i Barçës, Xavi po planifikon prurje të reja gjatë kësaj vere, ndër to edhe një mbrojtës të krahut të majtë.

Por, këto zëra i ka mohuar vetë Xavi, duke thënë se në atë pozitë kanë Balden dhe Marcos Alonson.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me një mbrojtës të ri të krahut të majtë për ta zëvendësuar Alban, ne kemi Balden dhe Marcos Alonson”, tha Xavi.

Ndërkohë, trajneri i Barçës tha se skuadrës i duhet që ta zëvendësojë Busquets, i cili gjithashtu do të largohet nga klubi gjatë verës.

“Neve na duhet një zëvendësues i Busquets. Varet nga situata e Fair Play Financiar. Unë dua lojtarë të mençur, të vendosur të cilët fitojnë duele”, tha Xavi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024