Xavi: Do ta dominojmë dhe mposhtim Realin në finale
Lexohet për: 2 min.
8-Xavi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka thënë se ata do ta mposhtin Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi pretendoi se skuadra e tij e meritonte të fitonte në takimin e fundit.

Barcelona u përball me Osasunën në gjysmëfinalen e Superkupës të enjten, duke shënuar një fitore të rehatshme 2-0. Fitorja e blaugraneve sjellë një përsëritje të finales së vitit të kaluar, ku Blaugranët mundën Los Blancos me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes, Xavi u shpreh i bindur se skuadra e tij do ta fitojë këtë trofe.

"Unë mendoj se në El Clasicon e ligës, ne dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes. Mund ta krahasoj atë me finalen e sezonit të kaluar. Mendoj se ne mund t'i dominojmë ata dhe ta fitojmë.Superkupën", tha spanjolli, përcjellë KosovaPress.

Herën e fundit që të dy skuadrat u takuan, Madridi realizoi një rikthim mbresëlënës në pjesën e dytë, me një dygolësh të Jude Bellingham që vulosi një fitore 2-1. Barça ka pasur vështirësi që atëherë dhe e ka gjetur veten shtatë pikë prapa Los Blancos në garën për titull në La Liga.

Barça do të përballet me Madridin të dielën në mbrëmje, me një shans për të mbrojtur kurorën e Superkupës. Pas kësaj, ata do të udhëtojnë në Unionistas në raundin e 16-të të Copa del Rey.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025