WP: Sulmuesi ia drejtoi armën oficerit të policisë para se të qëllojë Trump
Lexohet për: 1 min.
f3f3
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një oficer i policisë lokale e pa sulmuesin e armatosur pak para se të hapte zjarr në një tubim të Donald Trump të shtunën, por nuk ishte në gjendje ta kapte, tha sherifi i qarkut Butler, Michael T. Slupe në një intervistë për Washington Post.

Slupe tha se oficeri policor kontrolloi zonën pasi forcave lokale iu kërkua të identifikonin një person të dyshimtë.

“Polici ka tentuar ta gjejë personin e dyshimtë, ka kontrolluar zonën por nuk ka mundur ta gjejë. Pastaj vendosi të shikonte çatinë”, tha Slupe, raporton CNN.

Slupe tha se oficeri policor u ngjit mjaftueshëm për të parë në çati dhe për të parë personin e armatosur, i cili gjithashtu pa oficerin dhe i drejtoi pushkën.

"Ai zbriti sepse nuk donte të vritej," tha Slupe.

Sulmuesi më pas filloi të qëllonte mbi turmën dhe Donald Trump. CNN raportoi më parë se vrasësi u pa para ngjarjes nga policia lokale, e cila mendoi se ai mund të kishte vepruar në mënyrë të dyshimtë pranë një detektori metali, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit dhe se informacioni iu përcoll shërbimit sekret.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024