Warner Music blen të drejtat për punën e plotë të David Bowie
Lexohet për: 1 min.
David Bowie
2 vite më parë
Linku u kopjua

David Bowie Endowment ka shitur të drejtat e botimit të veprës së tij të plotë “Warner / Chapel Music” (WCM), për më shumë se 250 milionë dollarë.

Të gjitha kushtet e marrëveshjes nuk dihen, dhe WCM ka blerë të drejtat për të gjithë punën e Bowie, nga albumi i parë i vitit 1967 "David Bowie" deri tek albumi i fundit pas vdekjes "Toy", i publikuar në nëntor 2021, tha fondacioni David Bowie.

Kompania nuk ka deklaruar shumën e saktë të kontratës, por revista “Variety” thekson se blerja e të drejtave të autorit kap vlerën e më shumë se 250 milionë dollarëve, raporton BBC.

Thuhet se ai bleu 26 albume të Bowie-t, si dhe disa qindra këngë, duke përfshirë të famshmet "Space Odjity", "Ziggy Stardust", "Heroes" dhe "Let's Dance".

Bowie ndërroi jetë më 10 janar 2016 nga kanceri në mëlçi. Ai publikoi albumin e tij të fundit "Black Star" dy ditë para vdekjes së tij, më 8 janar, në datëlindjen e tij të 69-të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024