Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se ajo çka po ndodhë në Hagë është drejtësi e shtrembëruar, duke përmendur presidentin aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, si pjesëmarrës indirekt në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq.
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se mbajtja në paraburgim nga Gjykata Speciale e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi është qesharake.“…nuk e kuptoj plotësisht edhe në BE dhe në qeverinë amerikane e ka pasur ndjenjën që një pjesë e sistemit të llogaridhënës të merret vetëm më njërën anë. Procesi është themeluar vetëm një anë, UCK-ja nuk ka qenë një zinxhir ushtarak mirë i organizuar, në anën tjetër, po, dhe më e lehtë do të ishte për ti gjykuar ata (serbët)”, ka thënë Walker.
Walker theksoi që ajo çka po ndodhë në Hagë është drejtësi e shtrembëruar, duke përmendur presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si pjesëmarrës indirekt në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq.
Walker ka përsëritur se llogaridhënia për krimet në Kosovë duhet kërkohet edhe në anën serbe, pasi ata ishin më të strukturuar dhe organizuar për të kryer krime.
“Është mjaft ironike dhe e turpshme që procesi i llogaridhënies paraluftës e gjatë luftës nuk është sjellur para drejtësisë (krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë), në të njëjtën kohë lidershipi i UCK-së që kanë qenë pjesë e Qeverisë këtu katër nag ata që janë në Hagë për kërkim evropian të llogaridhënies, nuk e kuptoj pse po kërkohet vetëm në pjesën e Kosovës e jo në pjesën serbe”, ka shtuar ai./RTV Dukagjini/