VV pjesë e listave zgjedhore në Maqedoni
Lexohet për: 1 min.
levizja vetvendosje
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka konfirmuar pjesëmarrjen de fakto të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 8 majit me opozitën shqiptare, gjegjësisht se anëtarë të Lëvizjes së Albin Kurtit do të jenë pjesë e listave zgjedhore të Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Mexhiti gjithashtu përkujtoi se Albin Kurti si lider rajonal gëzon një rejting të lartë për mënyrën se si lufton korrupsionin, për funksionimin e shtetit të së drejtës andaj ka fituar edhe simpatinë e shqipatrëve tek ne.

“Vetëvendosje de jure nuk do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhje, por de fakto po sepse anëtarë të saj do të jenë në listat zgjedhore siç është Bekim Qoku strugan dhe që ka qenë deputetë në parlamentin e RMV në kohën e PDSH dhe tani do të marrë pjesë e listën zgjedhore pra si pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim”, ka thënë Mexhiti mes tjerash./Alsat.m/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025