VV në Prishtinë thërret seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit
Lexohet për: 2 min.
Komuna e Prishtines-foto-Xhemail Sllovinja (1)
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilltarët Komunal në Komunën e Prishtinës, kanë deponuar nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Në njoftimin e këtij grupi, thuhet se në rend dite është vetëm një pikë e rendit të ditës ajo për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

“Tashmë kanë kaluar dy javë nga shkarkimi i Kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe akoma nuk kemi parë ndonjë rezultat konkret në drejtim të emërimit të kryesuesit të ri nga partia që ka pushtetin në Prishtinë, LDK, dhe Kryetari Përparim Rama. Kuvendi vazhdon të mbetet jo funksional dhe po bëhen tre muaj që nuk është mbajtur asnjë mbledhje e rregullt. Shumë çështje esenciale për qytetin, rregullore e projekte, pika diskutimi e vendime, kërkesa e ankesa, kanë mbetur pezull dhe të pa trajtuara nga ata që janë të zgjedhur dhe kompetentë për këtë punë, këshilltarët komunal”, thuhet në njoftim.

Sipas LVV-së kjo bllokadë totale, ku po mungon llogaridhënia dhe transparenca, padyshim i konvenon vetëm pushtetarëve komunal.

“Me qëllim të zhbllokimit të gjendjes së krijuar dhe të kthimit të normalitetit e funksionalitetit në kuvend, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prishtinë njofton opinionin publik se nuk do të propozojmë ndonjë asambleist të grupit tonë për kryesues të kuvendit komunal, përkundër faktit që jemi partia e parë në Kryeqytet”, thuhet tutje.

Ky grup u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike të shkojnë në mbledhje dhe bashkërisht të japin kontributin që Kuvendi Komunal i Prishtinës nga një kuvend i mbledhjeve solemne dhe të jashtëzakonshme të kthehet në kuvend të rregullt e produktiv.

Ndryshe, Pëllumb Bajqinovci është shkarkuar nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në seancën e jashtëzakonshme më 27 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024