VV “dogji” Rushitin pa i pasur 80 deputetë, Konjufcën e pati kursyer
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
VV “dogji” Rushitin pa i pasur 80 deputetë, Konjufcën e pati kursyer
Vetëvendosje nuk i siguroi mjaftueshëm vota aktivistes Feride Rushti për ta bërë atë presidente të shtetit, të hënën.
Aktivistja mori vetëm 63 vota në tentimin e parë, që u mbajt në parlamentin e shtetit. E propozuara tjetër nga Vetëvendosje, Hatixhe Hoxha nuk e fitoi besimin e asnjë deputeti, nga 64 sa ishin në sallë. Një fletëvotim ishte i pavlefshëm. Opozita nuk ishte e pranishme në seancë kur u krye ky votim.
Por, procedura që u ndoq me këtë rast, është krejt ndryshe me atë të 5 marsit, kur Vetëvendosje kishte propozuar kandidatët Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku për postin e të parit të shtetit.
Në atë rast, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk procedoi me votimin për ta, meqë në sallë nuk ishin të pranishëm 80 deputetë, sa është i paraparë të jetë kuorumi i domosdoshëm për të validuar votimin në raundin e parë për president. Në sallë, atë ditë, ishin vetëm 66 deputetë të shumicës.
“Po e ndërpresë këtë seancë dhe natyrisht që do ta vazhdojmë nëse plotësohen kushtet”, pati thënë ajo, me rastin e mosvotimit të Konjufcën dhe Kollçakut.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.