VV: Ardhja e së djathtës ekstreme në pushtet në Francë, fatale për Evropën
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e saj mbi gjasat e fitores së një qeverie të drejtuar nga e djathta ekstreme në Francë, duke thënë se është e nevojshme bashkimi i të majtës socialdemokrate për të ruajtur vlerat e ndërtuara me mund e sakrificë pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për 30 qershor dhe 7 korrik 2024, pas humbjes në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit për Parlamentin Evropian.

Vetëvendosje konsideron se ardhja e së djathtës ekstreme në pushtet në Francë do të rrezikonte zotimin e BE-së për zgjerim në Ballkanin Perëndimor dhe do të përhapte dezinformatat e ekstremit të djathtë për Kosovën, në veçanti nga boshti Moskë-Beograd.

Në këto rrethana mbesim me shpresë që bashkimi i subjekteve të majta nën emrin ‘’Nouveau Front Populaire’’ do të triumfojë dhe do ta parandalojë fitoren dhe ardhjen në pushtet të së djathtës ekstreme, gjë që do të ishte fatale për shoqërinë dhe vlerat e solidaritetit dhe bashkëjetesës jo vetëm në Francë, por kudo në Evropë, thotë Vetëvendosje.

Sipas partisë së Albin Kurtit, është e domosdoshme që forcat politike progresiste në Francë dhe Evropë të ruajnë vlerat demokratike për një të ardhme të përbashkët të të gjithë popujve e shteteve në BE, familje kjo ku aspiron të bëhet pjesë një ditë edhe Kosova.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024