Vullnetarët serbë që luftojnë për Rusinë kërcënojnë NATO-n për ndërhyrje në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupe të mbështetura nga Serbia kanë vazhduar me kërcënime për sigurinë e Republikës së Kosovës. Një grup nacionalistësh serbë i ashtuquajtur “Arinjtë e Permit” në një kërcënim të hapur duke i quajtur fashiste trupat e NATO-s, ka shfaqur synimet hegjemoniste.

Disa prej tyre kanë bërë një video në të cilën shihen të maskuar e të armatosur, derisa nuk ndalin kërcënimet e tyre.

“Përshendetje nga ‘Vullnetarët serbë.’ Përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës Srpska. ‘Permskie Medvedi’ (Arinjt e Permit) ju premtojnë personalisht, mu nga këto anë, se sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, do të vijmë atje që të kthehemi në shënjtoret tona dhe ta kthejmë atë që është e jona”, thonë ata në videon e siguruar nga TheGeopost.

Ata kanë përmendur edhe popullin dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serbë.

“Përshëndesim popullin dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica, dhe nga të gjitha shënjtoret tona serbe. Ne jemi me ju dhe duhet të jeni të sigurt me ne. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi, deri në fitore”, thonë të njëjtit./TheGeopost/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025