Vullkani Cotopaxi në Ekuador nxjerr shtëllungë gazesh dhe hiri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Gjeofizik Ekuadorian njoftoi se sot regjistroi një shtëllungë gazesh dhe hiri që dilte nga krateri i vullkanit Cotopaxi, aktiviteti aktual i shpërthimit të të cilit prek disa zona të kryeqytetit Quito.

Reja e hirit arriti deri në 1100 metra mbi nivelin e kraterit të vullkanit dhe u zhvendos në jug të Kuitos nga era, tha Instituti.

Shërbimi i Menaxhimit të Rrezikut të Ekuadorit njoftoi në Twitter se nuk ka rënë asnjë sasi e madhe hiri në zonat e prekura, përfshirë Quito.

Aeroporti i kryeqytetit deklaroi në Twitter se sot po funksiononte normalisht dhe se rënia e hirit vullkanik nuk ka ndikuar në funksionimin e tij deri më tani.

Vullkani Cotopaxi, 5.897 metra i lartë, ndodhet në qytetin Latakung, në jug të Quitos, dhe u aktivizua në fund të tetorit me një nivel të ulët intensiteti me emetimin e gazeve vullkanike dhe reve të hirit.

Cotopaxi konsiderohet si një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë për shkak të shpeshtësisë dhe intensitetit të shpërthimeve, si dhe numrit të banorëve që janë potencialisht të ekspozuar ndaj rrezikut.

Aktiviteti i mëparshëm shpërthyes i vullkanit ndodhi midis gushtit dhe dhjetorit 2015.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024