“Vuçiq vazhdon politikat shantazhuese ndaj perëndimit dhe destabilizuese ndaj Kosovës”
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Hulumtuesi në Institutin “Octapus”, Gurakuç Kuçi ka deklaruar se Aleksandër Vuçiq me deklaratat dhe politikat e tij po shfaq gatishmëri për destabilizmin e situatës në veri, pasi edhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dëshiron ta kthej në problem të sigurisë, në mënyrë që ta shfrytëzojë për ta shantazhuar perëndimin.

Kuçi theksoi se Vuçiqi vë në pozita të rëndësishme njerëz që qojnë përpara politikat e tij “serbomadhe”, kundër Kosovës, ku i njëjti rast është me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake në Serbi, i cili lobon për kthimin e flamurit serb në Kosovë.

Sipas Kuçi, Zoran Stojanoviqi është pjesë e politikës së Vuçiqit dhe angazhohen me të gjitha forcat e inteligjencës dhe ushtarake kundër Kosovës.

E derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që më 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, Vuçiq e quajti këtë një gënjeshtër, gjë që sipas Kuçi, është lojë politike e Vuçiqit, të cilën dëshiron që ta kthejë në një problem të sigurisë.

Ai ka folur edhe për grupe të mbështetura nga Serbia kanë vazhduar me kërcënime për sigurinë e Republikës së Kosovës, siç është një grup nacionalistësh serbë i ashtuquajtur “Arinjtë e Permit”, në një kërcënim të hapur duke i quajtur fashiste trupat e NATO-s, ka shfaqur synimet hegjemoniste.

Disa prej tyre kanë bërë një video në të cilën shihen të maskuar e të armatosur, derisa nuk ndalin kërcënimet e tyre. Kuçi thekson se këta të fundit shpërfaqin ultranacionalizmin dhe gatishmërinë e tyre që ta shpërndajnë luftën jo vetëm në Ukrainë por edhe në rajon.

Hulumtuesi në Institutin “Octapus”, thotë se “Arinjtë e Permit”, është pjesë e grupeve të cilat janë shfaqur më herët dhe se të njëjtat janë parë edhe në Kosovë, e që sipas tij, edhe gjatë vitit të kaluar kanë pasur për qëllim  destabilizimin e veriut të vendit.

Përndryshe, të enjten në veri janë vendosur shenjat zyrtare të vendbanimeve në gjuhën shqipe dhe serbe por të njëjtat gjatë ditës së djeshme janë dëmtuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024