Vuçiq po synon të destabilizojë vendin dhe të radikalizojë serbët, thotë ministri shqiptar në Mal të Zi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq po synon të destabilizojë vendin dhe të radikalizojë serbët, thotë ministri shqiptar në Mal të Zi
Vucic
23/06/2026 - 15:22
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po synon të destabilizojë Malin e Zi. Kështu ka thënë minstri shqiptar në Mal të Zi, Fatmir Gjeka derisa ka treguar tri arsyet pse po ndodh kjo.

“Arsyeja e parë lidhet me përpjekjen për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha me të cilat përballet lidershi serb brenda Serbisë”, ka thënë ai për portalin ETV, transmeton KosovaPress.

Ministri shqiptar në Mal të Zi, theksoi se arsyeja e dytë është pengimi i Malit të Zi në rrugën e tij drejt integrimit evropian, derisa e treta ka të bëjë me përpjekjet për radikalizimin e serbëve në Mal të Zi.

“Beogradi zyrtar nuk po arrin ta imponojë lojën e tij në asnjërën nga këto pika”, ka theksuar Gjeka.

Ndërkohë, i pyetur nëse Mali i Zi mund të mbrohet nga presione dhe sulme të tilla, ministri është shprehur i bindur se kjo është e mundur.

“Jam i bindur se mundet. Tani është aleati ynë. Nuk jam i sigurt se është kështu kur bëhet fjalë për regjimin në Beograd”, përfundoi Gjeka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026