Vuçiq për takimin në Bruksel: Kurti propozoi marrëveshje përfundimtare me 6 pika
Lexohet për: 4 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksanër Vuçiq duke komentuar takimin në Bruksel, ka lexuar propozimet që kryeministri Albin Kurti i ka dhënë për një marrëveshje përfundimtare. Ai ka thënë se Kurti ka refuzuar propozimet për targat, derisa ka shtuar se nëse NATO nuk mbron serbët e Kosovës, ata do të veprojnë për t’i mbrojtur.

Vuçiq pas takimit në Beograd me përfaqësues të Listës serbe, tha se sido që të jetë, kolona të refugjatëve nuk do të ketë. 

“Ne jemi të mbështetur për muri, dhe mesazhi ynë kryesor sot për popullatën tonë në Kosovë  ishte çfarëdo që të jetë, çfarëdo qoftë , unë do t'ju tregoj hapat tanë që do të drejtohen dhe kërkojmë zgjidhje të mëtejshme komplekse dhe në 10 ditë e ardhshme, gjithçka tjetër është se kolonat e refugjatëve nuk do të ekzistojnë ose ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe përndjekja, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë, nëse nuk donë tu bashkohen njësive te shqiptareve ne përndjekjen e popullit tonë .Unë shpresoj se jo. Për ne është e rëndësishme, para së gjithash, çfarë që ka ndodhë në Bruksel, çfarë kërkonin shqiptarët, çfarë më ofruan mua, që ta kuptoni”, tha Vuçiq në konferencë për mediat në Beograd.

Për atë që ndodhi gjatë negociatave në Bruksel, Vuçiq tha se vetë shqiptarët vendosën të kryejnë veprime të njëanshme.

“Shqiptarët, askush nuk po i kupton pse, vendosën vetë të kryejnë veprime të njëanshme dhe për këtë kanë marrë gjithmonë mbështetjen e KUINT-it. Pastaj thonë - duam t'i ndërrojmë targat. Në përputhje me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të 2 korrikut 2011, pika 7, të gjithë pronarët do të përdorin targa RKS ose KS, që do të lëshohen nga autoritetet e Kosovës... Kurti tha në Bruksel se të gjithë duhet të kenë targa RKS (Republika të Kosovës), KS janë me status neutralë dhe të lëshuara nga UNMIK-u. Ne thamë se gjithçka është e mundur. Ata anuluan tabelat KS në mënyrë të paligjshme në 2020, ne kërkuam që të jepen tabelat KS-së me status neutral. Ata hodhën poshtë gjithçka”, tha Vuçiq.

Ai foli edhe për marrëveshjen me dokumente të vitit 2011.

“Kemi ardhur te dokumentet dhe rizbatimi i marrëveshjes së vitit 2011, ku jam detyruar të mbroj pjesët. Synimi i shqiptarëve është - ne duam t'iu nxjerrim një dokument siç na jepni ju ne, në mënyrë që ata të kalojnë tranzit në një vend të tretë. Ne thamë - nuk ka problem, është mirë. Por nuk mund t'ia lëshosh atë letër një serbi nga Kosova, sepse ai nuk i përket një shteti tjetër dhe nuk shkon në një vend të tretë. Kjo mund të zbatohet për mua, por jo për serbët nga veriu i Kosovës. Por atyre nuk u intereson që ta zbatojnë atë tek unë, u intereson t'ua vështirësojnë jetën serbëve në veri. Ata hodhën poshtë në mënyrë histerike të gjitha propozimet tona për kompromis”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq u ndal edhe te marrëveshja përfundimtare, ku tha se ideja e Kurtit ishte që të bëhet një marrëveshje e përgjithshme me gjashtë pika.

“Ajo përbëhet nga sa vijon: 1 - parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe njohja reciproke, hyrja në organizatat ndërkombëtare 2 - zgjidhja e problemeve nga e kaluara (zgjidhja e problemit të të zhdukurve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të dhunuar dhe të zhvendosur, shkatërrimi i prona private dhe publike dhe kthimi i artefakteve artistike, financat, apo demet e luftës, 3 - bashkëpunimi në të ardhmen, 4 - marrëdhëniet dhe të drejtat e njëjta të serbëve në Kosovë si shqiptarët në Preshevë, 5 - rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë, të cilën zyrtarët e BE-së reaguan negativisht, 6-kjo nuk është letër e re, përmbajtjen e kishim më parë. Kjo është ajo çka kërkojnë nga Serbia”, tha presidenti i Serbisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024