Vuçiq për kryetarët në veri: Nuk do t’i pranojmë kurrë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do t’i pranojnë kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës.
Ai ka folur për betimin e kryetarëve duke thënë se kjo po bëhet me mbështetjen e vendeve të QUINT-it.
“Nesër pritet që ata do të përpiqen të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në Mitrovicë për të zgjedhur kryetarët e rrejshëm të komunave, të mbështetur nga vendet e QUINT-it, në zgjedhjet më të rreme, më të dhunshme dhe më të mjerueshme të mbajtura ndonjëherë në botë. E vetmja gjë që po kërkoj nga serbët është të ruajnë paqen dhe këta nuk do të pranohen kurrë si kryetarë komunash”, ka thënë ai.
Nesër pritet të betohet kryetari i zgjedhur në veri të Mitrovicës, Erden Atiq.
Zgjedhjet në veri të Mitrovicës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan janë mbajtur me 23 prill.
Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, i ka bojkotuar këto zgjedhje me mbështetjen e Beogradit zyrtar.