Vuçiq kërcënon studentët
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Vuçiq kërcënon studentët
1 orë më parë
Linku u kopjua

Ne nuk kemi ngritur shkop kundër askujt dhe do të zbatojmë masa shtrënguese shtetërore vetëm nëse duhet dhe nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke komentuar protestat dhe bllokadat e studentëve.

Ai thotë se “të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar”, por se “nuk është më temë dhe askush nuk e përmend” sepse “kanë agjendë politike”.

“Nuk ka dyshim për këtë tani, do të presim deri në momentin e fundit kur do të detyrohemi të përgjigjemi, kur të fillojnë të bllokojnë me dhunë autostradat dhe gjithçka tjetër...”, tha Vuçiq.

Vuçiq hodhi poshtë akuzat e një pjese të opozitës dhe figurave publike se retorika e tij frymëzoi një përplasje me makinë në një studente gjatë bllokadës në Beograd.

Ai përsëriti se nuk do ta pranojë kurrë qeverinë tranzitore, të cilën e kërkon opozita.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025