Vuçiq: Jam mirënjohës presidentit kinez Xi për qëndrimet e qarta sa i përket Kosovës
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, shprehet mirënjohës ndaj presidentit kinez Xi Jinping për siç tha ai ‘për qëndrimet shumë të qarta sa i përket çështjes së Kosovës”.
Këto komente Vuçiç i bëri gjatë një konference për media me presidentin kinez Xi Jinping në Serbi.
“Jam mirënjohës presidentit, si në qëndrimet shumë të qarta sa i përket çështjes së Kosovës, integritetit territorial të Republikës së Serbisë, por po citoj presidentin Xi, Republika e Serbisë do të ketë mbështetjen e fortë të RP të Kinës edhe për të gjitha çështjet në kuadrin e së cilës ato iniciohen në kuadër të Kombeve të Bashkuara, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, dhe unë presidenti Xi i tregova me çfarë po përballemi, dhe faleminderit pafund RP të Kinës në këtë”, theksoi ai në një konferencë për media.
Ai më tej ka shtuar se pavarësisht faktit se shpesh Beodradi zyrtar është nën presion nga shumë fuqi më të fuqishme të botës, ai tha theksoi se ‘jemi me fat që ne kemi pasur gjithmonë Republikën Popullore të Kinës mik.