Vuçiq dhe Putin thellojnë bashkëpunimin: Rusia dërgon izotope radioaktive në Serbi
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq dhe Putin thellojnë bashkëpunimin: Rusia dërgon izotope radioaktive në Serbi
izotope
01/05/2026 - 11:11
Linku u kopjua

Raportohet se Serbia ka arritur një marrëveshje me Rusinë për t’u furnizuar me izotope radioaktive.

Një marrëveshje e re mes kompanisë ruse ‘Rosatom’ dhe Instituti për Shkencat Bërthamore Vinca në Serbi, ka ngritur vëmendje, duke nxitur dyshimin për bashkëpunim më të thellë mes Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin në fushën e teknologjisë bërthamore.

Sipas njoftimit të publikuar nga ‘Rosatom’ në Telegram, korporata shtetërore ruse do të furnizojë Serbinë me izotope radioaktive të destinuara për testime jo-shkatërruese në industri. Marrëveshja është realizuar përmes shoqatës “Isotope”, e cila vepron si degë shkencore e Rosatom-it, dhe përfshin furnizimin me burime të mbyllura të rrezatimit gama.

Informacioni për këtë marrëveshje u publikua fillimisht nga kanali Telegram “Bunker”.

Izotopet radioaktive mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, por rreziku i tyre varet nga lloji i izotopit, intensiteti i rrezatimit, kohëzgjatja e ekspozimit dhe nëse janë brenda ose jashtë trupit. Rrezatimi bërthamor që çlirohet prej tyre mund të dëmtojë qelizat njerëzore, duke shkaktuar kancer dhe sëmundje të tjera serioze.

Izotopet radioaktive mbeten materiale potencialisht të rrezikshme nëse nuk trajtohen sipas protokolleve strikte. Për këtë arsye, përdorimi i tyre kërkon pajisje të specializuara, personel të trajnuar dhe monitorim të vazhdueshëm.

https://lat.rt.rs/rusija/183299-rosatom-srbija-radioaktivni-izotopi/amp/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026