Vuçiq del në mbrojtje të Radoiçiqit: Ndiqet për Kosovën, jo për krime
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq del në mbrojtje të Radoiçiqit: Ndiqet për Kosovën, jo për krime
607793_Aleksandar-Vuciq-1
29/06/2026 - 21:28
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti sot qëndrimin se anëtarët aktivë të Xhandarmërisë nuk duhet të punojnë jashtë orarit të punës si siguri për persona të tjerë, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me akuzat se dy anëtarë të këtyre njësive po ofrojnë siguri për Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

“Nuk kam asnjë informacion të tillë”, tha Vuçiq, duke pohuar se Radoçiq është në listën e kuqe të të kërkuarve të Interpolit “jo për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”.

“Dikush po e ndjek penalisht për shkak të Kosovës, jo për shkak të asaj që thoni ju”, shtoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do ta kundërshtonte idenë që oficerët e policisë të sigurojnë persona nga një mjedis kriminal.

Kur u pyet për Zvonko Veselinoviqin, ai tha: “Për çfarë u ndiq penalisht Veselinoviq? Por, nëse më pyetni nëse anëtarët aktivë të Xhandarmërisë mund të bëjnë dy punë, unë do të bëj çmos që kjo të mos ndodhë, ky është kuptimi i asaj që thashë. As dy punë nuk mund të bësh”, theksoi Vuçiq, shkruan Danas.

“Ke një rrogë të mirë në Xhandarmëri, bëje atë punë”, deklaroi ai dhe shtoi “Nëse nuk do të punosh, puno për një kompani private”, me vlerësimin se në atë rast nuk mund të jesh në shërbim aktiv.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026