Vuçiq akuzon Kosovën dhe Perëndimin: Duan që Kurti të duket si Zelensky e unë si Putin-i
Lexohet për: 2 min.
vuuuqiiiqiii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare se gjoja po duan “poshtërimin e Serbisë”.

Ai ka akuzuar Kosovën për gjoja pretendim për ta shtyrë Serbinë në konflikt me NATO-n. Madje ai shtoi se kinse qëllimi i palës kosovare është që ta paraqes kryeministrin Albin Kurti si presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa vetë atë si Vladimir Putin-in.

Ai para gazetarëve përsëriti se në periudhën e ardhshme “do të ketë presione shtesë”.

“(Shqiptarët) Ata duan që Serinë ta  shtyjnë në konflikt. Ata duan që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n. Ata i dinë që nuk është konflikt me ta . Duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt  me NATO-n, ai (Kurti) të shtiret si një lloj Zelensky që unë të jem një lloj Putin-i dhe kështu me radhë, dhe kjo është ajo që ata po tentojnë, kjo që po bëjnë gjatë gjithë kësaj kohe... Ata nuk duan në asnjë mënyrë që të rregullohen marrëdhëniet dhe  gjërat të normalizohen në regjion sepse ata nuk duan normalizim, të gjithë ata [komuniteti ndërkombëtar dhe Kosova] së bashku duan poshtërimin e Serbisë”, tha Vuçiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024