Vritet lideri i Hamasit Ismail Haniyeh
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupi i rezistencës palestineze Hamas njoftoi të mërkurën herët se shefi i byrosë së tij politike Ismail Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit që synonte rezidencën e tij në kryeqytetin iranian Teheran.

“Hamasi vajton për popullin tonë të madh palestinez, për kombet arabe dhe islamike dhe për të gjithë njerëzit e lirë të botës, dëshmorit, Muxhahidit Ismail Haniyeh, kreut të lëvizjes, i cili u vra në një sulm të pabesë zionist ndaj tij në rezidencën e tij në Teheran pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian”, thuhet në një deklaratë në Telegram.

Televizioni shtetëror iranian raportoi gjithashtu vdekjen e Haniyeh, duke vënë në dukje se një hetim për atentatin është në vazhdim dhe se rezultatet do të shpallen së shpejti.

Asnjë njoftim i menjëhershëm nuk është bërë nga Izraeli për incidentin./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024