Vritet gruaja e futbollistit Ivan Torres
Lexohet për: 2 min.
tores
2 vite më parë
Linku u kopjua

Cristina Vita Aranda, bashkëshortja e futbollistit paraguaian Ivan Torres, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë një koncerti  në amfiteatrin Jose Asuncion Flores në Asuncion

Modelja 29-vjeçare është goditur në kokë nga të shtënat me armë në një zonë VIP, në një koncert në Paraguai.

Aranda, e cila ka tre fëmijë me Ivan Torres, u shpall e vdekur menjëherë pasi u dërgua me urgjencë në spital.

Raportet lokale thanë se mbrojtësi i majtë Torres, një ish-reprezentues U20, ishte gjithashtu në koncert dhe ndihmoi të dërgonte gruan e tij në spital, megjithëse çifti njoftuan së fundmi se po planifikonin të ndaheshin pas 10 vjet martesë.

Një burrë i quajtur Marcos Ignacio Rojas Mora gjithashtu vdiq, me raporte të pakonfirmuara që thonë se objektivi i synuar ishte një tregtar droge i identifikuar në vend si Ederson Salinas Benitez.

Katër persona të moshës nga 23 deri në 40 vjeç u qëlluan gjithashtu dhe po trajtoheshin sot në spital për plagët e tyre.

Ivan, i cili e filloi karrierën e tij me skuadrën paraguaiane Cerro Porteno përpara se të nënshkruante me Club Olimpia në dhjetor 2014, thuhet se ka pësuar një sulm paniku, por ishte i padëmtuar.

Pamjet e televizionit lokal treguan një nga viktimat duke u nxjerrë nga amfiteatri me barelë nga rojet e sigurisë dhe mjekët ndihmës, ndërsa një burrë që gjithashtu dukej se ishte lënduar, u drejtua drejt daljes nga dy burra që e ndihmonin të ecte.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024