Vrau ish-dhëndrin para gjykatës, Mexhit Picari dënohet me burgim të përjetshëm
Lexohet për: 2 min.
fwwfq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, i cili vrau ish-dhëndrin, Kudret Saliajt, para ambienteve të gjykatës në qershor të vitit 2021, ndërsa vajzën e tij e ka dënuar me vetëm katër vjet e gjashtë muaj burg.

Vajza e tij, gjithashtu ish-gruaja e viktimës, Dhurata Saliajn, akuzohet si bashkëpunëtore në krim.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, vendosi deklarimin fajtor për Picarin, me burgim të përjetshëm për veprën penale vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, 30 vjet burg për veprën penale për veprën penale vrasja e funksionareve publike dhe pesë vjet heqje lirie për veprën mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit.

Ndërsa Dhurata Salaj, nga 30 vjet burg që Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur, ajo do të dënohet me katër vjet e gjashtë muaj burgim, për veprën penale sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Armën e krimit, Picari e mori nga çanta e vajzës dhe më pas shkuan në lokalin ku ishte ulur viktima. Në tavolinë me viktimën ishte avokati i çështjes, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur. Autori dhe vajza e tij, kanë qenë në lokal në pritje të seancës gjyqësore.

Picari, pas 20 minutash, është çuar dhe ka qëlluar ndaj ish-dhëndrit të tij, Kudret Saliaj, por ka lënë të plagosur edhe ish-prokurorin Adriatik Cama, i cili mori një plumb në pjesën e djathtë të kraharorit.

Ai u qëllua nga ish-vjehrri i tij pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Vrasja ndodhi vetëm pak minuta përpara seancës gjyqësore që ai kishte me ish- bashkëshorten e tij, pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024