Vrasjet e grave në Kosovë, Dodë Gjergji kërkon ambient të sigurt për të gjithë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ipeshkvi Dioqezës Prizren Prishtinë Imzot Dodë Gjergji ka reaguar pas rasteve të fundit me përfundim fatal të jetës së dy grave në Ferizaj dhe Pejë, duke thënë se dhuna si e tillë nuk mund të tolerohet dhe se duhet krijuar një ambient i sigurt për të gjithë në Kosovë. Ai ka thënë se dhuna është shkelje e vlerave hyjnore, të cilat duhet mbrojtur dhe humbja e jetëve njerëzore nuk mund të pranohet dhe të tolerohet. “Ne duhet të bashkëpunojmë për të ndërtuar një mjedis ku gratë dhe të gjithë individët të ndjehen të sigurt dhe të respektuar, varësisht vështirësive që paraqiten në jetën e çdo familjeje. Duhet të bëjmë më shumë për të promovuar një kulturë të paqes, respektit dhe barazisë gjinore në çdo sferë të shoqërisë sonë e sidomos brenda familjeve tona”, ka thënë Dodë Gjergji.

Imzot Dodë Gjergji u ka bërë thirrje liderëve fetarë, autoriteteve civile dhe të gjithë njerëzve të ndërmarrin masa urgjente për të parandaluar aktet e dhunës dhe për të ndërtuar një shoqëri ku çdo person pa dallim të gëzojë të drejtat e jetës. “Qëndrojmë pranë fëmijëve të tyre dhe shprehim ngushëllimin tonë familjeve të prekura, njëkohësisht, bëj thirrje të angazhohemi në veprime konkrete për të siguruar që kjo gjë të mos ndodhë kurrë më në shoqërinë tonë,” ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024