Vrasjet barbare, Osmani përkujton masakrat serbe në Gollak 25 vjet më parë
Lexohet për: 1 min.
Vjosa Osmani
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë periudhës 19-23 prill 1999, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe vranë barbarisht shumë civilë të pafajshëm prej 7 e deri në 98-vjeç në rajonin e Gollakut. Më 21 prill 1999 në Makoc të Gollakut, u torturuan dhe u vranë në mënyrë makabre 115 civilë të moshave të ndryshme. Ende sot, pas 25 vjetësh, drejtësia për jetët e pafajshme nuk është vënë në vend dhe autorët nuk e kanë marrë dënimin e merituar, ka thënë presidentja Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se krimi nuk vjetrohet dhe se drejtësia ndaj kryerësve të këtyre veprave makabre duhet të vendoset patjetër. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, shkruan Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024