Sot, në orët e para të mëngjesit u raportua për vrasjen një gruaje një Pejë, që dyshohet se aktin e kreu bashkëshorti i saj.
Lidhur me këtë rast, Kryeprokurori i Pejës, Agim Krumehaj ka deklaruar se të dyshuarit i është sekuestruar arma dhe se aktualisht është duke dhënë informacione lidhur me aktin.
Kurmehaj tha se ka qenë në vendin e ngjarjes, derisa e cilësoi si rast të rëndë, duke treguar se çifti janë prindër të tre fëmijëve.
"Kryesorja është në stacion policor duke dhënë informata, për informata të sakta do të dalim tash pak më vonë me komunikatë, mos t'i paraprijë informatave të pa verifikuara. Kryesorja është i arrestuar, arma i është sekuestruar e kryerjes.. Pak më vonë do të dalim për informata shtesë...As motivi, nuk mund të prononcohem për motiv njëherë. Ka ndodhur rasti i vrasjes, unë kam qenë aty, rast shumë i rëndë, tre fëmijë i kanë pasur", tha Kurmehaj.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë kanë protestuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani. Ndërsa, nuk ka kaluar as një javë nga vrasja e 21 vjeçares në Ferizaj, që dyshohet se krimi u krye nga ish bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale.