Vrasja e trefishtë në Gllogjan, ngrihet aktakuzë ndaj tre personave
Lexohet për: 1 min.
342355821_5811864888915970_2634813631627959704_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur sot aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, që ka ndodhur në vitin 2021.

Aktakuza është ngritur ndaj Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetajt.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka thënë se nuk mund të zbulojnë motivin për shkak të ndjeshmëriaë së rastit.

"Fakti që sot është ngritur aktakuzë, gjatë këtyre hetimeve kemi mundur të gjejmë shumë prova rrethanore. Së paku ne besojmë kështu, kemi zbuluar motivin, mënyrën, organizimin, mjrtin dhe te gjitha këto", ka thënë ajo.

"Ju njoftoj se pas hetimeve, prokuroria sot ka ngritur aktakuzë kundër Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, për krimin e rëndë që është për "Bashkëkryerje në vrasje". Po ashtu, kemi ngritur aktakuzë për Halil Mehmetaj për “Shtytje në vrasje të rëndë”. Pas përfundimit të hetimeve, analizimit, prokuroria për Malsor Mehmetaj ka vendosur që kundër të njëjtit t'i pushojë hetimet", ka shtuar ajo.

Më 26 nëntor të vitit 2021, tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024